Më 18 shkurt 2026, pas veprimeve të vazhdueshme të policëve të Njësitit për realizimin e urdhëresave në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, sipas një plani taktik-operativ, personi i shpallur në kërkim me tri urdhërarreste, A.Q., nga Prizreni, është vetëdorëzuar në Qendrën e Paraburgimit.
I njëjti ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit me gjithsej 3 vjet e 110 ditë burg efektiv, në tri raste të ndara, për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dënuari tashmë do të vuajë dënimin me burg sipas vendimit gjyqësor.




