Përparim Rama përmes një postimi ne Facebook tregoi se ka nisur procesi i inventarizimit të çerdhes më të re në Prishtinë, e cila ndodhet në lagjen Kolovicë, pranë Shkollës së Gjelbër.
Së shpejti, kjo çerdhe do të hapë dyert për 120 fëmijë, duke ofruar kushte moderne dhe të sigurta për edukim dhe zhvillim të hershëm.
Rama theksoi se ky projekt është realizuar si investim i përbashkët i Kryeqytetit dhe Ministrisë së Arsimit, me qëllim mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në kryeqytet dhe rritjen e kapaciteteve në institucionet parashkollore.




