Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, theksoi se Shqipëria do të mbrojë të drejtën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe drejtësinë e luftës së Kosovës.
Nga Kuvendi i Shqipërisë, Spiropali kërkoi drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke nënvizuar se marrëdhënia me Kosovën është një përgjegjësi historike dhe kombëtare.
Ajo shtoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë për të drejtën, integrimin ndërkombëtar dhe dinjitetin e Kosovës.
Spiropali theksoi se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e barabartë dhe e paanshme, duke theksuar se lufta e Kosovës ishte një përpjekje për mbijetesë dhe liri, jo një konflikt për pushtet, një fakt i dokumentuar ndërkombëtarisht.




