Në datën 15.01.2026, një shofer ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në zonën me kufizim 80 km/h, duke lëvizur me 186 km/h.
Ngjarja është incizuar nga vetë shoferi, dhe më 18.02.2026 ndaj tij është shqiptuar fletëgjobë prej 500 eurosh, 5 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse.
Ndërkohë, më 16.02.2026, në rrugën Klinë-Pejë, në fshatin Grabanicë, një autobus ka kryer tejkalim në vijë të plotë, ndaluar me shenja trafiku horizontale dhe vertikale.
Ky veprim është dokumentuar me videoincizim, dhe shoferit të autobusit i është shqiptuar fletëgjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse.
Policia e qarkullimit rrugor apelon për respektim të rregullave të trafikut për shmangien e aksidenteve dhe masave disiplinore.





