KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka përfunduar fazën e parë të projektit të Bankës Botërore, të implementuar nga SUEZ Consulting, dhe ka hyrë në një fazë njëvjeçare mentorimi.
Gjatë kësaj periudhe, fokusi është në përmirësimin e performancës operacionale, menaxhimin e burimeve, vendimmarrjen dhe zhvillimin profesional të stafit.
Qëllimi është të rritet cilësia dhe besueshmëria e shërbimeve të ujit ndaj qytetarëve.




