Në Washington është mbajtur takimi i parë i Bordit të Paqes, me ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump. Në këtë takim po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Osmani e cilësoi përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një zhvillim të rëndësishëm të politikës së jashtme, duke theksuar se ky hap forcon subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.
Ajo shprehu përkushtimin e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me Bordin e Paqes, me synim arritjen e rezultateve konkrete për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në rajonet e prekura nga konfliktet.




