Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, priti sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Gjatë takimit u diskutua për ide konkrete dhe mundësitë e thellimit të partneritetit mes institucioneve.
Peci vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën që nga paslufta.




