E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë potencial të konsiderueshëm, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe investimeve.
SHBA-ja theksoi pritjen për një angazhim konstruktiv në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, me qëllim forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.




