Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren kanë arrestuar më 19.02.2026 dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajde”.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Sipas dyshimeve, të arrestuarit kanë dhënë hua me kamatë mujore shumë të lartë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.
Gjatë kontrollit në Prizren janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.




