Dogana e Kosovës ka asgjësuar 146,886 copë sprej për higjienën e gojës të falsifikuara që mbanin pa autorizim markat “Coca-Cola”, “Fanta” dhe “Sprite”.
Produktet u sekuestruan pas identifikimit të shkeljeve të pronësisë intelektuale dhe pas vendimit të gjykatës për asgjësim.
Veprimi synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe parandalimin e futjes në treg të mallrave që mund të rrezikojnë shëndetin publik, duke garantuar një treg të drejtë dhe të sigurt.




