Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha gjatë seancës për leximin e dytë të buxhetit 2026 se pret reagim dhe bashkëpunim nga qeveria për amendamentet e propozuara nga partia e tij.
Tahiri theksoi se AAK ka 14 amendamente, kryesisht për sektorin e sigurisë, investime kapitale dhe projektin e autostradës së Dukagjinit.
Ai paralajmëroi se nëse qeveria nuk i pranon këto amendamente, procesi i miratimit të buxhetit do të shihet si një mashtrim dhe një goditje për investimet dhe funksionimin e shtetit.




