Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në një tryezë të organizuar nga Atlantic Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se në takim pati interes të lartë për Shqipërinë dhe profilin e saj ndërkombëtar, si dhe për qëndrimet mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.




