Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, dyshohet se ka kërcënuar këngëtaren Leonora Jakupi pas daljes nga spektakli.
Sipas mesazheve të publikuara, ai i ka shkruar asaj lidhur me çështje të vizës së punës dhe ka pretenduar se ka njoftuar autoritetet zvicerane.
Deri tani nuk ka reagime zyrtare nga palët dhe mbetet e paqartë nëse rasti do të ndjekë rrugë ligjore.





