Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Annu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet politike në Kosovë pas themelimit të institucioneve të reja.
Konjufca theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të Kosovës.




