Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook u shpreh mirnjohëse për kontributin e diasporës dhe theksoi se ata janë pjesë e pandashme e zhvillimit të vendit.
Osmani e bëri këtë deklaratë pas pritjes që ajo organizoi të enjten për mërgimtarët që kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës.
“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, shkroi Presidentja Osmani.





