Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Mamushë/Mamuša, Abdülhadi Krasniç.
Gjatë takimit u diskutua situata e përgjithshme e sigurisë dhe çështjet që prekin komunat.
Gjenerali Ulutaşh theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.




