Qendërmbrojtësi kosovar Albian Hajdari dha një asistim të rëndësishëm në ndeshjen mes Hoffenheim dhe Kolnit.
Pas golit të hershëm të Ache që kaloi Kolnin në epërsi, mysafirët reaguan para përfundimit të pjesës së parë.
Në minutën e 45-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Hajdari asistoi për Ozan Kabak, i cili realizoi për 1-1.
Tashmë mbetet të shihet nëse Hoffenheim do ta përmbysë rezultatin për të mbajtur gjallë synimin për një vend që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.




