Veprimtari Uk Lushi ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për “keqpërdorim” të SHBA-së në funksion të një mandati të dytë. Ai ka thënë se çdo president i zgjedhur do të bashkëpunonte me Amerikën pa cenuar interesat e Kosovës.
Lushi ka përmendur edhe Hashim Thaçi, duke vlerësuar se Kosova do të kishte bërë mirë ta zgjidhte atë president, ndërsa ka shtuar se liderët duhet të jenë shërbëtorë të shtetit, jo ta përdorin atë për ambicie personale.




