Pas protestës së 20 shkurtit, kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka lajmëruar mbajtjen e protestës së radhës më 28 shkurt.
Në një mesazh drejtuar strukturave të partisë, Berisha ka përgëzuar mbështetësit për, siç e cilësoi ai, suksesin e protestës së 20 shkurtit, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm në “kryengritjen paqësore”.
Ai u ka bërë thirrje demokratëve që të nisin mobilizimin në çdo lagje e qytet, me qëllim garantimin e një pjesëmarrjeje sa më masive në protestën e 28 shkurtit.




