Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh me të dhëna të përgjithshme për sigurinë dhe trafikun në vend.
Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu, policia ka arrestuar 17 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor.




