Një bjeshkatar dyshohet se ka rrëshqitur mbrëmjen e së shtunës në kreshtën “Maja e Hajlës” në Rugovë, duke u ndarë nga grupi me të cilin po ecte.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit ka nisur në orët e vona të mbrëmjes, menjëherë pas marrjes së informacionit për rastin.
Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Shërbimi i Shpëtimit Malor i Malit të Zi dhe autoritetet përkatëse të të dyja vendeve.
Kushtet e pafavorshme atmosferike, reshjet e borës dhe dukshmëria e kufizuar po e vështirësojnë operacionin, ndërsa ekipet nga Kosova dhe Mali i Zi po veprojnë në mënyrë të koordinuar për lokalizimin sa më të shpejtë të bjeshkatarit dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.




