Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, mirëpriti një grup të rinjsh ambiciozë të udhëhequr nga deputetja e Kuvendi i Shqipërisë, Sara Mila, në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë vizitës, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mbi rolin e institucioneve në fuqizimin e të rinjve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Tahiri u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të besojnë në potencialin e tyre, të angazhohen në jetën publike dhe të ndërtojnë të ardhmen me guxim, dije dhe bashkëpunim.




