Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar menaxhimin e nxjerrjes së thëngjillit dhe sektorin energjetik nga Qeveria e Kosovës.
Sipas saj:
❌️ Nuk janë punësuar njerëz në minierën e Mihjes (Thëngjill)
❌️ Nuk është nxjerrë thëngjill, duke vazhduar raportet me vlera të ulëta për vite me rradhë
Ymeri ka shtuar se kjo ka ndikuar direkt në rritjen e çmimit të energjisë dhe faturat e papërballueshme për qytetarët, duke premtuar se do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie dhe të dokumentojë çdo ditë problemet e sektorit energjetik.




