Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar procesin gjyqësor në Haga ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama në Dukagjin tha se në këtë gjykim nuk po vlerësohen vetëm individët, por vetë liria e vendit: “Ne si shoqëri duhet ta dimë se atje nuk po gjykohen vetëm ata katër burra, por gjykohet liria e vendit tonë. Prandaj, uroj që të ketë drejtësi dhe ish-krerët t’i kemi të lirë, pranë familjeve të tyre, ashtu siç e meritojnë”.




