Policia e Kosovës po heton dy raste vdekjesh të raportuara në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
Në Prishtinë, një burrë është gjetur pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Fushë-Kosovë, ku viktima është gjetur e shtrirë pa shenja jete dhe vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Edhe në këtë rast, trupi është dërguar në IML për obduksion.
Të dy rastet janë në procedurë hetimore.




