Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, mbetet procesi kryesor për normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimin drejt integrimit evropian.
Procesi mori hov të ri në vitin 2023 me Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër, por zbatimi ka mbetur i pjesshëm dhe i kontestuar. BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës po atë vit për shkak të tensioneve në veri, duke i kushtëzuar hapat e mëtejshëm me shtensionim dhe angazhim konstruktiv në dialog.
Një zyrtar i BE-së ka deklaruar për Front Online se aktualisht nuk ka informacione shtesë për një takim të nivelit të lartë. Ai ka referuar te deklarata e Kaja Kallas, e cila është shprehur e gatshme të organizojë një takim të tillë së shpejti, por pa dhënë detaje të tjera në këtë fazë.




