Gjatë javës së fundit, Zyra për mbrojtje dhe ndihmë viktimave ka trajtuar gjithsej 58 raste të reja në nivel të Kosovës, ku 50 prej tyre kanë qenë lidhur me dhunë në familje.
Përveç dhunës në familje, zyra ka regjistruar:
3 raste dhunimi
1 rast sulm seksual
1 rast ngacmimi seksual
1 tentativë vrasjeje
1 rast bashkëjetese nën moshën 16 vjeç
1 rast shkelje të urdhrit të mbrojtjes (UM)
Gjatë periudhës 13–20 shkurt 2026, Zyra ka përpunuar gjithashtu:
11 kërkesa për urdhër mbrojtjeje (KUM)
10 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente (KUME)
2 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente të përkohshëm
1 kërkesë për ndryshim të UM-së
2 kërkesa për ndërprerje të UM-së
21 aktvendime të aprovuara
Në aktivitetet e saj, zyra ka realizuar:
85 seanca gjyqësore
16 seanca në prokurori
71 këshilla juridike
10 aktgjykime dënuese, 2 liruese dhe 1 refuzues
3 përfaqësime të rastit në polici
8 referime në QPS
1 kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave
1 deklaratë mbi dëmin Ky raport pasqyron punën intensive të zyrës për mbrojtjen e viktimave dhe ndihmën juridike dhe sociale të ofruar gjatë javës së kaluar.




