Pas rreth dy vitesh larg ekranit, Vesa Vllasaliu është rikthyer me një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin Prive by Liberta Spahiu, ku foli hapur për jetën personale.
Në bisedë me Liberta Spahiu, ajo ndau detaje për lidhjen me Mirlind Daku, si dhe për përvojën e saj të re si nënë, duke zbuluar se prej dy muajsh ka përjetuar mëmësinë, të cilën e cilësoi si transformuese.
Vesa hodhi poshtë zërat për një ndarje të mundshme, duke theksuar se marrëdhënia e tyre ka vazhduar normalisht dhe se thashethemet nisën nga një keqinterpretim në rrjetet sociale.




