Ish-kryetari i Oda Ekonomike e Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se gjetjet e Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ngadalësimin e rritjes ekonomike në vitin 2025 nuk duhet të jenë befasi, por udhërrëfyes për reforma të domosdoshme.
Sipas tij, rritja ekonomike ka rënë në 3.25%, inflacioni ka arritur 5.25%, ndërsa deficiti tregtar është thelluar si pasojë e importeve rekord, që kanë arritur rreth 7 miliardë euro. Ai theksoi se kreditë bankare kanë kapur mbi 60% të PBB-së, duke shtuar rreziqet financiare./EO/
Gërxhaliu ngriti shqetësime për mungesën e investimeve kapitale, varësinë nga importet dhe rritjen e rolit të institucioneve mikrofinanciare. Ai bëri thirrje për disiplinë financiare, depolitizim të vendimmarrjes ekonomike dhe forcim të partneritetit me sektorin privat, në mënyrë që rekomandimet e FMN-së të mos përsëriten vitin e ardhshëm.




