Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.I., nën dyshimin për kanosje ndaj tre gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Sipas njoftimit, i pandehuri ndodhet në paraburgim që nga 3 shkurti 2026. Ngjarja ka ndodhur më 30 janar 2026 në ambientet e Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Viti, pas përfundimit të një seance civile.
Sipas aktakuzës, A.I. dyshohet se ka kanosur gazetaren E.C. dhe kameramanin D.N. nga “Nacionale”, si dhe gazetarin hulumtues F.K. nga “Betimi për Drejtësi”, duke bërë para kamerës një gjest kërcënues me dorë në fyt, që nënkupton rrezik për jetën apo integritetin trupor.
Prokuroria njofton se si pasojë e veprimit, tek të dëmtuarit janë shkaktuar frikë dhe pasiguri. I pandehuri akuzohet për veprën penale “Kanosje”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.




