Një 31-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar në hyrje të Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, arrestimi u krye nga Policia Kufitare Morinë në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, gjatë kontrolleve të përforcuara në kufi.
Në pranga ra shtetasi turk me inicialet V.B., banues në Stamboll, i cili rezultoi në kërkim ndërkombëtar pas verifikimeve të kryera nga Interpol Tirana.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Vjenës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët austriakë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë.




