Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Arlind Manxhukën zëdhënës të Qeverisë.
Manxhuka, i cili ka qenë Këshilltar Politik i Kryeministrit, do të ushtrojë detyrën në përputhje me Ligjin për Qeverinë dhe është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë. Mandati i tij lidhet me mandatin e Kryeministrit.