FC Barcelona po përgatit një ofertë rreth 60 milionë euro për talentin belg Malick Fofana, që aktivizohet te Olympique Lyonnais në Ligue 1.
Sulmuesi 20-vjeçar vlerësohet për shpejtësinë, aftësinë në duele një kundër një dhe fleksibilitetin në sulm.
Ai ka kontratë deri në vitin 2028 dhe sezonin e kaluar regjistroi 11 gola e 6 asistime.
Barcelona e sheh si investim afatgjatë, ndërsa situata financiare e Lyonit mund të ndikojë në negociata.




