Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi.
Ai kundërshton vendimin e 1 shkurtit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që rrëzoi kërkesën për zbutje të masës.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit të vitit të kaluar.




