Getoar Mjeku do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Ekonomisë edhe gjatë këtij mandati qeverisës.
Vendimi për riemërimin e tij është marrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka përgëzuar Mjekun për vazhdimin e angazhimit dhe i ka uruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Mjeku e ka mbajtur këtë post edhe në mandatin e kaluar, ku ka qenë i angazhuar në çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe hartimin e politikave sektoriale në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.




