Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë të mërkurën për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Ajo do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit zyrtar, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje nga pritja e delegacionit para objektit të ministrisë, ndërsa pas takimit dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.




