I Dërguari i Posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimet e zhvilluara në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Në një postim në rrjetin social X, Sorensen bëri të ditur se në fokus të diskutimeve ishte avancimi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimi i zotimeve të deritanishme dhe sigurimi i stabilitetit e përparimit në rrugën evropiane.




