Sektori i Hetimeve në Kryeqytet, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për sigurimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin e një personi të paraqitur në fotografi.
Autoritetet bëjnë thirrje që kushdo që posedon informacione të dobishme të kontaktojë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes adresës elektronike zyrtare.
Policia thekson se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.




