Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike, kandidimi i Ramush Haradinaj për President të Kosovës përbën kompromisin më të mirë të mundshëm.
Selmanaj ka komentuar edhe mundësinë e kandidimit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, duke e përshkruar situatën me shprehjen: “Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”.
Sipas tij, tashmë është e qartë se kryeministrit Albin Kurti nuk i përshtatet kandidimi i Osmanit për një mandat të ri, por në të njëjtën kohë largimi i saj nga gara do të kishte kosto të lartë politike.
Ai theksoi se çështja e zgjedhjes së Presidentit ka krijuar një momentum të ri politik në vend, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve të reja në ditët në vijim.
Selmanaj shtoi se, sipas tij, kompromisi më i pranueshëm në këtë situatë mbetet kandidatura e Ramush Haradinajt.




