Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një 33-vjeçare ka denoncuar partnerin e saj për sulm fizik dhe kërcënim.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe hetimet po vazhdojnë.




