Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare gjatë ndeshjes se basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Haradinaj përmës një postimi në Facebook ka thënë se kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti, s’ka bërë asnjë reagim.
Postimi i plotë:
“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:
“Dhoma gazi për shqiptarët”.
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”.
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”.
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.
Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.





