Marco Rubio zhvilloi një informim të klasifikuar për ligjvënësit amerikanë mbi situatën me Iranin, pak orë para se Donald Trump të theksonte në fjalimin e tij se Teheranit nuk do t’i lejohej kurrë zhvillimi i armëve bërthamore.
Rubio paralajmëroi për raketa që mund të kërcënojnë Evropën dhe SHBA në, ndërsa SHBA ka rritur prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ardhjen e aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford.
Ligjvënësit shprehën shqetësim për rritjen e tensioneve dhe kërkuan shpjegime më të qarta mbi mundësitë e veprimeve ushtarake.




