Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas takimeve të fundit të ndërmjetësuesit të dialogut në Bruksel, Peter Sorensen, me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić.
Sipas Tahirit, gjatë këtyre takimeve Vuçiç ka kërkuar formimin e Asociacionit, ndërsa Kurti ka folur për normalizim të marrëdhënieve, e jo për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo vlerësoi se kjo qasje mund ta vendosë Kosovën në pozitë të pafavorshme përballë presionit ndërkombëtar, duke shtuar se njohja reciproke ka pasur mbështetje edhe nga ish-presidentët amerikanë Donald Trump dhe Joe Biden.
Tahiri theksoi se diplomacia kërkon negociim të kujdesshëm dhe paralajmëroi pasoja për Kosovën nëse, sipas saj, mungon qasja e duhur në proces.




