Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të përzemërt me kryediplomaten e Shqipërisë, duke vlerësuar përkushtimin e saj në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai theksoi se Shqipëria ka qenë dhe mbetet zëri i Kosovës aty ku ajo nuk është e pranishme, duke mirëpritur gatishmërinë për ndërtimin e një agjende të përbashkët strategjike mes dy vendeve përballë sfidave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Hamza shprehu gjithashtu falënderim ndaj qeverisë shqiptare për qëndrimet kundër padrejtësive dhe përpjekjeve për rishkrim të historisë nga Gjykata Speciale në Hagë.




