Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Ambasadori e uroi Kurtin për mandatin e ri në krye të Qeverisë, duke riafirmuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosova dhe Mali i Zi, si dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve.




