Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mirëpriti Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Gjatë takimit, ai vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën dhe diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për proceset integruese dhe sigurinë, me synim strategjik anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Haradinaj theksoi se forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë–Shqipëri mbetet prioritet i përhershëm, duke nënvizuar se integrimi ndër shqiptar është domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për të ardhmen e sigurt. Ai gjithashtu falënderoi Qeverinë shqiptare, të udhëhequr nga Edi Rama, për përkushtimin ndaj çlirimtarëve që po përballen me drejtësinë në Hagë.




