Tre operatorët energjetikë – KEDS, KESCO dhe KOSTT – kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa aplikacionet po shqyrtohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Sipas ekspertëve, rritja lidhet me kostot më të larta dhe problemet në prodhim, përfshirë renovimin e një blloku të KEK.
Grupi “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar protesta nëse tarifat rriten.
KESCO ka kërkuar mbi 20% rritje për vitin 2026.




