Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti në selinë në Prishtinë ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Sipas njoftimit, takimi u fokusua në situatën e sigurisë në rajon dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Gjenerali Ulutash shprehu mirënjohje për kontributin e Shqipërisë në mision.
Ministrja Spiropali theksoi përkushtimin e Shqipërisë për të mbështetur plotësisht KFOR-in, duke falënderuar trupat shqiptare për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.




