Situata e rëndë humanitare në Gaza po prek jo vetëm popullsinë civile, por edhe pengjet izraelite që po mbahen nga Hamasi.
Në një video të publikuar nga grupi Hamas, shihen disa nga pengjet të dobësuar rëndë, grupi Hamas paralajmëron fundin tragjik për pengjet nëse nuk marrin ndihma.
Hamasi ka vendosur kushte për Izraelin, duke kërkuar hapjen e korridoreve të përhershme për hyrjen e ndihmave humanitare, me 250 kamionë ndihmash në ditë për popullsinë civile të Gazës.
Kërkohet edhe ndalimi i luftimeve për tu kthyer në bisedime, gjithashtu organizata është e gatshme të bashkëpunoj me Kryqin e Kuq për shpërndarjen e ushqimeve tek pengjet.




