Kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar formimin sa më të shpejtë të delegacioneve të Kuvendit në organizata ndërkombëtare.
U dakordua që deri në fund të javës së ardhshme grupet parlamentare të propozojnë emrat për delegacionet në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Asambleja Parlamentare të NATO-s, në Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në Asambleja Parlamentare e Frankofonisë.
Haxhiu theksoi se përfaqësimi aktiv në këto mekanizma është i një rëndësie të veçantë për Kosovën, pasi forcon subjektivitetin shtetëror dhe thellon bashkëpunimin ndërkombëtar.




